Opinion/Aktualitet

Rama tërmet-tërmet, nga Surreli në Bruksel

Pas Olta Xhaçkës që pa ju dridhur fare qerpiku fals, kritikoi homologët e vendeve anëtare të NATO-s që nuk po strehojnë emigrantët afganë, ka ardhur radha e kryeministrit ti përvishët rëndshëm. Fjalët e tij lëkundën fort Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO-n), pas një editoriali të kryeministrit tonë. E quan pa shtyllë kurrizore NATO-n që la pa mbështetje “popullin mik afgan”, ndërsa nga përroi i tij psiqik ka lëshuar një lumë kritikash.

Në NATO na futën, edhe pse nuk e meritonim, prej saj duhet të dalim, sepse nuk e meritojmë dhe nuk kontribuojmë për ushtrinë. Një copë helikopteri ushtarak që kemi e përdor kryeministri ynë për shëtitje. Paga e ushtarit shqiptar është vetëm 400 dollarë në muaj, ndërsa kur merrnim pjesë në misionet ndërkombëtare si pjesë e NATO-s ushtarakët tanë paguheshin në muaj aq sa ushtari i një vendi tjetër i shpenzonte për xhel flokësh.

Kur vjen çështja për “kriza ndërkombëtare”, qeveria jonë e ka “gojën shpellë” dhe hapin e breshkës.  Po ai foli, po po, Ai, “Mullai i madh” i yni, lideri shpirtëror i Rilindjes, që lidershipin e tij nuk e mbajnë dot kufijtë tanë, por do të shtrihet gjerë.

Lexo më shumë  Shqipëria e filipinasve?! Jo! Eshtë koha e fundit kur vendosim ne dhe jo Rama!

“Aleanca ushtarake më e fuqishme në botë, e ndërtuar për të mbështetur ato ideale me praninë e forcës dhe forcës së shembullit, nuk mund të bëhet një entitet pa shtyllë kurrizore në sytë e popullit afgan dhe miliona njerëzve në vende të tjera që dëshirojnë të jetojnë në një shoqëri të lirë, të drejtë dhe demokratike. Të gjithë ne, bashkësia e vendeve tona, duhet t’u japim shpresë, strehë dhe një jetë të re të gjithë atyre që na besuan, punuan për ne dhe luftuan për premtimin e së ardhmes që ne përfaqësuam”, shkruan Rama.

Ai i hodhi këto rreshta në telefonin e tij dhe ia shpërndau mbarë botës. Me siguri i pari që ka lexuar reagimin e Ramës, me shumë vëmëndje dhe me gishtin në kokë, është presidenti amerikan Joe Biden , e më pa me radhë kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës Emanuel Macron dhe të tjerë, sipas rëndësisë së shteteve. Me siguri do të mendojnë: “sa shumë paska ecur Shqipëria”, kushedi çfarë demokracie e madhe lulëzon në këtë vendin e vogël. Kushedi çfarë strategjie ka strategu Rama, që e ka bërë vendin që qeveris “bahçe me lule” dhe tashmë po i jep mend edhe botës mbarë.

Lexo më shumë  Protestat e dëshpërimit

Deri tani 607 afganë kemi strehuar nëpër hotel-qebaptoret e Durrësit dhe Lezhës, ama botës i japim mend, edhe kur nuk na e kërkon një mendim. Po fundja edhe “babai politik” i Rilindjes, Enver Hoxha,  kur donte të dilte nga “Traktati i Varshavës” mori pjesë në mbledhjen e 81 partive politike komuniste dhe i kritikoi rëndë, edhe duke i kërcënuar.

Edhe sot që jemi në NATO në nuk heqim dorë nga kritikat për vendet e mëdha, se ne jemi vend i fuqishëm ekonomik, ushtarak dhe politike, e mbi të gjitha me një demokraci të zhvilluar, sidomos tetë vitet e fundit. Këtë Rama e di mirë, ndaj po tenton të eksportojë “përvojën tonë”, shpitmadhësinë tonë edhe në vendet e tjera si Amerika, Gjermania, Franca, Anglia apo Italia. E kush më mirë se Rama me atë editorial të ndjerë, kritik, moralist dhe shpresëdhënës për popullin afgan mund ta bënte? Ky është tërmet ndërkombëtar që po vibron nga Surreli deri në në selinë qëndrore të NATO-s në Bruksel. /boldnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *