KryesoreLajme

Rama të sqarojë pse Ivanka Trump e quan Sazanin ishullin të sajin?

Shkruan Beti Njuma

Gazetarja Beti Njuma ka reaguar pas intervistës së fundit të Ivanka Trump, ku kjo e fundit e cilësoi Sazanin si ishullin e saj privat. Mediat ndërkombëtare po raportojnë se ishulli shqiptar është blerë nga çifti Jared Kushner–Ivanka Trump për rreth 1.4 miliardë euro.

Ajo thekson se këto raportime nuk mund të konsiderohen më si interpretime të mediave shqiptare apo “keqkuptime” të mediave të huaja, duke kërkuar nga kryeministri Edi Rama të japë sqarime publike mbi marrëveshjen.

Lexo më shumë  Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e legjislacionit që nga viti 2008, opozita po kritikon atë që vetë e ka bartur në dispozitat e Kushtetutës

Njuma kërkon transparencë të plotë për dokumentet e nënshkruara dhe natyrën e projektit në Sazan, duke ngritur pyetjen se pse Ivanka Trump e konsideron ishullin “pronë private”. Sipas saj, Sazani është pasuri kombëtare dhe nuk mund të trajtohet si pronë private e askujt.

Statusi:
Pas deklaratës së Ivanka Trump se Sazani është “ishulli i saj privat”, nuk mjaftojnë më justifikimet dhe heshtja. Mediat ndërkombëtare po raportojnë se ishulli i vetëm shqiptar është blerë nga çifti Kushner për rreth 1.4 miliardë euro.

Lexo më shumë  Telat me gjemba të Zvërnecit/ Pikat ku manipuloi Edi Rama

Para se të ftojë qytetarët për dialog, Kryeministri duhet t’u japë shqiptarëve një përgjigje të qartë: Çfarë është nënshkruar? Cili është statusi real i Sazanit? Dhe pse Ivanka Trump e quan atë ishull privat?

Sazani është pasuri kombëtare. Shqiptarët meritojnë transparencë të plotë për çdo marrëveshje që prek një nga asetet më të rëndësishme të vendit.

Rruga Press

YouTube player