KryesoreLajme

Rama show në QSUT, asnjë zgjidhje për mungesën e ilaçeve dhe aparaturave

“Nuk ka ilaç për kimion! … ‘Njerëzit këtu vdesin! Të paguash në këtë spital ku njerëzit janë duke dhënë shpirt?! Ky është krim!  Është jeta ime në dorë dhe mua më mungon ilaçi kryesor” thonë qytetarët pranë QSUT. 

E në vend që të jepte një përgjigje dhe zgjidhje për hallet e qytetarëve që çdo ditë përballen me mungesë ilaçesh dhe aparaturash në spitale, kryeministri Edi Rama bëri shfaqjen e radhës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Lexo më shumë  22 organizata shqiptare reagojnë ndaj dhunës policore: Ndaloni dhunën, mbroni jetën dhe të drejtën për protestë paqësore

Pas 12 vitesh në pushtet, kur skandalet në shëndetësi vetëm thellohen dhe qytetarët denoncojnë çdo ditë mungesën e barnave, në kulmin e fushatës elektorale, kryeministri gjeti si “zgjidhje” partneritetin me Qendrën Spitalore Universitare të ekselencës europiane “San Raffaele”, që sipas tij, do të jetë “shkopi magjik” për të transformuar QSUT.

Dhe teksa ka dështuar të sigurojë ilaçe dhe aparatura për qytetarët, kryeministri mori edhe ata pak mjekë e infermierë që kanë ngelur, duke i detyruar që në orarin zyrtar të punës, kur duhet të ishin duke u kujdesur për të sëmurët, të braktisnin detyrën për të marrë pjesë në shfaqjen propagandistike të radhës të shefit të qeverisë.

Lexo më shumë  Rama që në pikë të mëngjesit josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagat

Rruga Press

YouTube player