Lajme

Rama pranon takimin me ish-zyrtarin e FBI nën akuzë. Kapet pas 21 Janarit për t’i ikur temës

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve. Rama tha se ka nuk ka lidhje mes çështjes që diskutohet dhe atij apo Republikës së Shqipërisë.

Kreu i maxhorancës pranoi takimet me zyrtarin e FBI, por tha se nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja, teksa më pas u shkoi papritur te 21 janari dhe hapja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme.

“Besoj që njerëzit normalisht duhet të jenë mësuar se këtu opinion ndahet në një pjesë që beson medoemos atë që do të besojë dhe një pjesë që dëgjon dhe reflekton mbi faktet. Kjo është një çështje jo çështje, është e hetuar nga drejtësia amerikane, e cila nuk nxjerr vendime për vrasje pa autorë apo për vrasje nga pakujdesia kur ato bëhen nga dritaret e institucioneve shtetërore dhe nuk ia përton kujt. Në këtë rast ka zero akuzë dhe zero lidhje mes asaj që diskutohet dhe meje dhe Republikës së Shqipërisë.

Lexo më shumë  “Kosova në KiE vendim historik”, Goncharenko: Era e perandorive ka mbaruar, nuk ka vend për perandori ruse, serbe apo tjetër në evropë

Këto janë derivate të keqleximit të këtushëm, përmendja e emrit si pjesë e një takimi nuk ka asnjë lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Takova një zyrtar të lartë, po, e takova, disa herë. Kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së çorollepsjes së njerëzve aq më pak kush jemi para një prove të re në lidhje me 21 janarin dhe kërkesën për hapjen e hetimit të SPAK. Kush e kupton e kupton, unë nuk kam pse komentoj asgjë. Unë dhe qeveria e Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me përfundimin e hetimit për një çështje dytësore të dalë rrugës, ndërkohë që kryesorja është krejt tjetër”, tha ai.

Lexo më shumë  Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *