BallinaLajme

Rama për deklaratat e Vjosa Osmanit në Tiranë: Propagandë për të fituar vota

Edi Rama iu përgjigj sot për herë të parë presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani, e cila në vizitën tre-ditore zyrtare në Tiranë u shpreh kundër veprimeve të bëra nga Rama në raport me Kosovën, si vendosja e traut në Rrugën e Kombit dhe mbështetja e mini-Shengenit Ballkanik.

Rama i konsideroi deklaratat e Osmanit si propagandë për të fituar vota, një situatë groteske dhe absurde. Ai tha se udhëheqësit në Kosovë po bëjnë politikë të brendshme në politikën e jashtme dhe anasjelltas.

“Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet ‘zero probleme’ me fqinjët sikundër edhe kujtove, por zero problem me fqinjët s’do të thotë fshehje e probleme, do të thotë zerim. Në këtë rast, nuk është se kemi probleme. S’kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq Kosova ka probleme me veten. Prej disa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe politika e jashtme është bërë politikë e brendshme. Kjo e ka rraskapitur Kosovën së brendshmi dhe së jashtmi. Është një problem që unë e shoh me shumë shqetësim”, tha Rama.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Edi Rama tha se e ka adresuar këtë problem në të gjitha bisedat me udhëheqësit në Kosovë.

“Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj Shengenit rajonal, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si Kalaja e Rozafës, disa e shembin natën”, tha Rama.

“Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitme, dhe kryeministri të firmosnin vullnetin e shtetit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe një presidente në detyrë të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë politikë të brendshme. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi, kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Të vish në Tiranë të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë, me një demagogji absurde”.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, pagesa që qytetarët bëjnë në Rrugën e Kombit jo vetëm që s’është anti-atdhetare, por ato para i shërbejnë atdheut të përbashkët.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Sikur trau me pagesë që do vihet nesër në rrugën Milot-Fier nuk është kufi. Dhe jo vetëm groteske, por edhe jo dashamirëse. Nëse për znj. Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria ky është një tra që duhet ta paguajnë atdhetarët për atë rrugë që është rrugë e atdheut. Flasin për një sëmundje që po e gërryen politikën në Kosovë, duke bërë alternim të funksioneve. Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë dhe duke rrotulluar thikën e nacional-folkorizmit vulgar“, vijoi kreu i qeverisë.

Rruga Press

YouTube player