Lajme

Rama nxjerr Ministrin e Propagandës për të “sulmuar” Reporterët pa Kufij: Incidente të vogla me gazetarët ndodhin kudo

Edi Ramës s’i del e keqja me raportin e Reporterëve pa Kufij që nxinte Shqipërinë për lirinë e medias. Teksa kjo organizatë i është përgjigjur sot kryeministrit të Shqipërisë, duke drejtuar gishtin e fajtorit pikërisht te ai, së fundi ka ardhur një reagim nga zyra kryeministrore përmes Endri Fugës, kreut të Agjencisë për Media dhe Informim ose e thënë ndryshe Ministri i Propagandës së Edi Ramës.

Edhe ai ka folur me gjuhën e shefit të tij në reagimin ndaj organizatës Reporterët pa Kufij. Duke iu referuar çështjes së Ambrozia Metës, Fuga e trajton atë si një çështje respekti për njëri-tjetrin dhe se sipas tij ditët e vjetra kur gazetarët përndiqeshin i përkasin së shkuarës.

Lexo më shumë  Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE

Më poshtë deklarata e plotë e Fugës. 

Unë besoj se çdo reagim duhet të jetë proporcional dhe fatkeqësisht, jo vetëm ky tweet, por i gjithë raporti i publikuar javën e kaluar nuk reflekton realitetin faktik. Për fat të mirë, në Shqipëri liria e shprehjes dhe liria e medias janë të garantuara vendosmërisht dhe nuk ka asnjë lloj presioni, në asnjë formë, nga kjo qeveri drejt ndonjë gazetari apo mediave. Ditët e vjetra të gazetave që digjeshin nga agjentët e sigurimit, llogaritë bankare të televizioneve bllokoheshin nga autoritetet tatimore, asetet e pronarëve të mediave shkatërroheshin nga individë të paidentifikuar apo reporterë që qëlloheshin me armë nga policia gjatë protestave, i përkasin së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë me qeverinë Rama. A është çdo gjë perfekte? Sigurisht që jo! Por incidente të vogla verbale mes gazetarëve dhe politikanëve ndodhin jo vetëm në Shqipëri, por kudo, madje edhe në vende që renditen shumë më lart se ne, në të njëjtin raport të @RSF_inter, edhe pse askush nuk i përmend dhe as i konsideron. Sa i përket rastit të përmendur, është më tepër çështje respekti për njëri-tjetrin. Kur dikush bën një pyetje, duhet ta lërë edhe tjetrin të përgjigjet. Ky është një rregull bazë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *