Rama nuk harron të rithotë se nuk i duhet bërë trysni Serbisë
Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalimin për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Evropës në Strasburg. Pas mbajtjes së fjalimit, kreu i qeverisë mori një sërë pyetjesh nga të pranishmit në sallë. Ndër të tjera, Rama i ktheu përgjigje edhe përfaqësuesit të Ukrainës në KiE lidhur me pyetjen nëse Rusia do të përjashtohet nga OKB-ja.
Për të, nëse shumica vendos përjashtimin e Rusisë nga OKB-ja, në të njëjtin krah do të rreshtohet edhe Shqipëria.
Kur flas për Ballkanin, mund ta shihni që Ballkani është zona më e brishtë. Rasti kur sheh edhe qëndrimin që kanë marrë agresorët ndaj Ukrainës sot. I vetmi përjashtim këtu është Shqipëria dhe Kosova. Sepse këtu Rusia nuk ka asnjë ndikim. Pra, ne e dimë që ka mosdakordësi të thella me Serbinë edhe pse them që Vuçiç është miku im, fakti është që nuk duhet të ushtrojmë trysni të skajshme mbi Serbinë kur vjen puna te sanksionet. Duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos e hedhim Serbinë në krahët e Vladimir Putinit.
Përfaqësuesit të Ukrainës; Shumë i lumtur që kam sjellë disa emocione këtu. Keni nevojë për to. Jam kryeministri i Shqipërisë. Jam, 1. 98 m por jam i qartë për madhësinë e vendit tim. Dhe e di që s’mund t’i themi botës se çfarë duhet të bej. Një tjetër gjë e mirë e të qenit kryeministri i një vendi të vogël është që ti nuk mund të marrësh vendime të mëdha, vetëm vëzhgon. Ne jemi vendi më pro-perëndimor. Nëse doni ta përjashtoni Rusinë ne jemi të lumtur t’ju mbështetim,” tha Rama.
Në Asamblenë e KiE, kreu i qeverisë Edi Rama mbrojti edhe nismën e Ballkanit të Hapur.
Rama u shpreh së në këtë pikë është dakord më Vuçiqin dhe jo me Kurtin, sepse, sipas tij, kjo ka të bëjë me bindjen dhe të vërtetën, jo me ngjyrat dhe skuadrat.
“Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit nuk e përjashtojnë njëri tjetrin. Ballkani i Hapur nuk do të ekzistonte pa procesin e Berlinit, dhe e kundërta. Dhe sa për ta ditur, në këtë pikë, kam të njëjtin mendim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe nuk kam të njëjtin mendim mekryeministrin e Kosovës , Albin Kurti. Kështu funksionon ka të bëjë me bindjen dhe të vërtetën jo me ngjyrat dhe skuadrat.”, u shpreh Rama, teksa u përgjigj në Asamblenë e KiE edhe mbi sulmet kibernetike në Shqipëri.
Rruga Press