Lajme

Rama nuk dorëzon Ballukun – Reagon Komisioni Evropian: Lufta kundër korrupsionit ka rëndësi të madhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Komisioni Evropian reagoi pas votimit në Parlamentin e Shqipërisë që rrëzoi kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

BE thekson rëndësinë e sundimit të ligjit dhe të luftës kundër korrupsionit në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Reagimi i Komisionit Evropian:

BE-ja e ka ndjekur rezultatin e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Angazhimi ndaj sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi të madhe për procesin e anëtarësimit në BE.

Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Rruga Press

YouTube player