Lajme

Rama në Kuvend: Sa të jetë kjo qeveri, taksat e naftës nuk hiqen

Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij se taksat e naftës nuk do të lëvizin sa kohë vendin do ta drejtojë qeveria e tij.

Rama: Është e pandershme, nuk ka asnjë nder në të bërit të avokatisë së heqjes së cilësdo qoftë taksë të naftës. E kam thënë dhe e përsëris, deri kur të jetë këtu kjo qeveri ato taksa nuk lëvizin.

Nuk lëvizin as me fakte alternative të fabrikuara për luftë politike, as me shpifje akuzash, as me protesta dhe asgjë tjetër. Ajo që ka rëndësi për ne është të mos lëvizë çmimi i energjisë deri kur do të mundemi ta mbajmë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *