BallinaLajme

Rama mbyll portalin e parë, AKEP bllokon Jeta osh Qef, portali pa akses brenda Shqipërisë: Erë diktature! (Foto)

Pas paralajmërimeve që lëshoi në ditët e fundit, kryeministri Edi Rama e ka nisur seriozisht luftën me portalet. Kështu, për herë të parë, në Shqipëri mbyllet faqja interaktive, JOQ, Jeta osh Qef. AKEP, i ka bllokuar domain-in JOQ, duke pamundësuar vizitimin e JOQ nga të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri. Të gjithë, ata që duan të ndjekin faqen JOQ, mund të mjaftohen me rrjetet sociale ku faqja vijon të punojë dhe nga jashtë Shqipërisë. 

Lajmi jepet nga vetë JOQ, që në një postim në Instagram, stafi bënë me dije se ky është një sulm politik, pasi sipas tyre, qeveria po përpiqet t’i mbyllë gojën mediave kritike.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Dy ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se ishin proceduar Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi kanë lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin. Lajmi për të cilin u proceduan administratorët e JOQ, është një fotografi e shpërndarë në Instagram, ku në inbox-in e JOQ kishte shkuar një mesazh denoncim nga qytetarët se në morgun e Tiranës, kishte dhjetra trupa të vdekur.

Reagimi  i JOQ:

Teksa gjendemi përballë një katastrofe natyrore që ka lënë pasoja tragjike dhe gjithë shteti duhet të angazhohej terësisht për të hartuar një plan të menjëhershëm masash për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve që janë prekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4, “Rilindja” gjen edhe kohë për të sulmuar mediat që i nxjerrin “të palarat” dhe skandalet.

Pasi Policia e Lleshit shpalli në kërkim administratorët e JOQ Albania, ditën e sotme Rama, në një akt diktatorial, i ka dhënë urdhër Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të mbyllin domainin “joqalbania.com” për Republikën e Shqipërisë. Pikërisht aty ku mund t’i vijë përmbysja.

YouTube player