KryesoreLajme

Rama kërcënon shqiptarët: Mos u kruani me patronazhistët, i kemi hakmarrës

Spiunët e kohës së diktaturës, ose “fuksat” siç i quante populli me ironi tashmë janë të legalizuar nën qeverisjen e liderit global Edi Rama.

Edhe gjatë ditës së sotme në rubrikën e tij Sy m’ Sy ai ka komentuar aktivitetin e tyre të kundraligjshëm dhe presionin që ushtrojnë sidomos ndaj administratës dhe familjarëve të tyre por edhe ndaj të gjithë votuesve shqiptarë.

Ata rrinë si skuthët pas ferrave dhe tentojnë që me manipulime dhe presion të shtojnë numrin e votave të PS.

Dhe për ta kuptuar rrezikshmërinë e tyre prej spiunësh mund të përsërisim shprehjen e Ramës në rubrikën e tij të propagandës Sy  m’Sy ditën e sotme. “Janë hakmarrës të mëdhenj, mos u kruani me ta”. “Janë inatçinj, nuk janë si unë”, u shpreh Kryeministri në tallavanë e tij.

Lexo më shumë  Peci e Kurti përkujtojnë Gazmend Ibrahimin, të vrarë në moshën 15-vjeçare në Mitrovicë nga bandat kriminale serbe

Po të gjithë e dinë se ata janë hakmarrës. Pasi ka fakte dhe prova se kanë hequr njerëz nga puna se nuk mendojnë si lideri. Kanë urdhëruar rrethimin e bizneseve me polici për të bindur pronarin që t’iu kërkonte punonjësve të votonin partinë e subjekteve të SPAK. Ka fakte të bollshme për të treguar hakmarrjen e tyre. Shiko sjelljen e ministrave, hajdutë, kryetarëve të bashkive hajdutë, deputetëve të lidhur me krimin, policë që u shërbejnë bandave, zyrtarë që tenderat e bashkive ua japin njerëzve të tyre në masën 100 për qind.

Kreu i qeverisë theksoi se patronazhistët nuk lënë votë të bjerë në tokë, ndaj kërkoi që “merrini seriozisht”

“Mos u kruani me patronazhistët sepse nuk lenë votë të bjerë në tokë, merrini seriozisht”, deklaroi Edi Rama.

Thjesht ua shpjegoi shqiptarëve që edhe Patro – Fuksat janë pjesë e të njëjtës situatë programore e rilindjes. Të vjedhin ç’të mundin. Edhe votat edhe paratë e shqiptarëve. Tani është emergjente vjedhja e votës. Që pastaj edhe Rama edhe patronazhistët e tij “trima” të vjedhin çka ngelur akoma pa grabitur në këtë vend.

Prandaj duhen shporrur siç u shporrën etërit e tyre. Kaq e thjeshtë është. Tani është koha të shporrën  me votë. 11 Maji është afër dhe Rama e ka kuptuar humbjen.

Rruga Press

YouTube player