Lajme

Rama iu përgjigjet me arrogancë edhe kritikëve ndërkombëtarë: Mos na jepni mësime

Kryeministri Edi Rama e quajti një mungesë totale respekti për Shqipërinë reagimi kundër i ndërkombëtarëve për projektligjin për amnistinë fiskale. Rama tha se kundërshtitë janë të papranueshme dhe kundërshtia lidhet me faktin se të huajtë duan që paratë të qëndrojnë jashtë në këto vende. Kryeministri i Shqipërisë nuk rezistoi pa e shprehur arrogancën dhe mos respektin edhe ndaj ndërkombëtare kur e kritikuan për projektin e amnistisë fiskale. Duket sikur tashmë nuk e ka në kontroll veten dhe nga moment në moment presim reagime akoma dhe më të ashpra nga ana e tij ndaj kujdo që e kundërshton atë.

“Nuk e kemi menduar sot amnistinë por 9 vite më parë, por nuk e kemi propozuar sepse e dinim që nuk i kishte ardhur koha. E kemi nisur kur na ra një gjëmë në kokë si tërmeti. Patjetër që angazhimi është në funksion të thithjes së parasë dhe nxjerrjes së parasë nga e zeza në të bardhë, kjo nuk diskutohet pse të bëjmë kot. Por ti vish Shqipërisë dhe ti thuash që amnistia “perse” është një gjë e papranueshme është mungesë respekti dhe si gjithnjë dhe kurdoherë unë miqve dhe partnerëve tanë iu them se respekti reciprok është A-ja e punës sime. Ne nuk jemi një vend me bisht, kur amnistia bëhet në të gjitha vendet që ne na japin mësime dhe ne i pranojmë mësimet me shumë kënaqësi kjo nuk është gjëja e drejtë dhe e duhur.  Ne kemi bërë 3 vite punë sepse tërmeti na shtyu të themi ta bëjmë, argumentet që na u dhanë ishin të vlefshëm dhe prandaj ne e shtymë këtë proces dhe pse do e kishim më të lehtë për votat në atë kohë, sepse e para sistemi ynë (ngrehina) ligjore kundër pastrimit të parave nuk ishte e ngritur, kjo ishte e para. Sot e kemi të ngritur të gjithën, sot strukturat e drejtësisë janë të ngritura. E treta, fiskalizimi nuk ishte ende i ngritur, sot është i ngritur dhe kur çohet Dhoma Tregtie me fletërrufe për këtë iniciativë kjo është vetëm mungesë respekti për të drejtën e Shqipërisë për të pasur ambicien e saj. Pse? Që paratë të rrinë jashtë?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *