Lajme

“Rama i përfshirë”/ Kryemadhi: Çështja “McGonigal” cënon sigurinë jo vetëm në Shqipëri!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se skandali me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal dhe raportin me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama cënon sigurinë jo vetëm në Shqipëri.

Problemi është më shumë se shfaqet, të jeni të bindur që kurrë SHBA nuk do të vini në dilemë autoritetin e FBI-së për një rast flagrant. Pse ngeli e dashura e McGonigalit për t’u zbuluar ngjarja. Kjo shkon në nivele shumë të larta që cënon sigurinë jo vetëm në Shqipëri. Në dijeni time historia fillon me dhënin e puseve të naftës dhe më pas për implementimin e  parave të fokusuara në punë publike që shërbyen si kanale për  lëvrimin e parave ruse drejt SHBA. Rama mund të përdori imunitetin diplomatik për momentin por Shqipëria është aleat i NATO, kjo cështja nuk do të cënojë vetëm Ramën por të gjithë mekanizmat që përdori për cënimin e sistemit të drejtësisë.

Të gjithë kemi kanalet tona të informimit që kanë limitet e tyre të të shprehurit sepse kjo cështje nuk është si këto që ndërton Edi Rama me padi dhe të dali ku të dali, është cështje që do të shkojë shumë gjatë dhe do të ketë hetim shumë të madh. Thashë publikimi kaq hapur i një institucioni kaq të rëndësishëm, do të thotë që është shumë lart dhe jo për shoë mediatik. Rama i ka futur duart shumë thellë në atë gropë të zeza dhe nuk do ikë gjithë jetën.

Ish-zyrtari i lartë i FBI është survejuar që në momentin që ka qenë zyrtar i lartë që do të thotë është përdorur. Në SHBA janë faktuar se ka që në 2017 që ka nis procesi por McGonigal në të gjithë aferën akuzohet për përdorim e tij për të rritur influencat ruse në rajon se para disa muajsh kishim një deklaratë nga SHBA që të bënim kujdes nga financimet ruse”, tha Kryemadhi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *