Bota

Forcat ukrainase hedhin në erë një urë afër qytetit të Bakhmutit

Forcat ukrainase raportohet se kanë hedhur në erë një urë pranë qytetit lindor të Bakhmut, në një shenjë se ata mund të planifikojnë të tërhiqen nga zona, gjë që do t’i jepte Rusisë një nxitje përpara përvjetorit të parë të luftës.

Trupat hodhën në erë urën të hënën, sipas një faqeje lokale lajmesh në rajonin e Donetskut. Ukraina mohon se ka ndërmend të largohet nga Bakhmuti, pavarësisht gjashtë muajsh luftimesh të ashpra dhe pavarësisht se thuhet që stoqet janë pakësuar, raportoi The Guardian.

Lexo më shumë  Franca zbulon numrin e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Duket se Kremlini po përqendron forcën maksimale në kapjen e Bakhmutit përpara një vjetorit të luftës që nisi më 24 shkurt.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë thënë gjatë javës së kaluar se Rusia kishte filluar tashmë një ofensivë të re përgjatë vijës së kontaktit, në një përpjekje për të fituar terren përpara se furnizimet e reja perëndimore të mbërrinin në pranverë.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Një fitore ruse në Bakhmut do t’i jepte një shtysë Kremlinit pas disa muajsh pengesa dhe do të ishte një hap për të luftuar për dy qytetet e ardhshme të mëdha të kontrolluara nga ukrainasit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *