Opinion/Aktualitet

Rama i kapur nga Kastrati, Mane, Ulaj, Allajbeu dhe oligarkët e këtij vendi

Shkruan VoxNews.al

Mazhoranca përdori forcën e kartonëve për të rrëzuar propozimin e një grupi deputetësh të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Fundja si përfaqësues të shumicës së shqiptarëve kanë të drejt që ta përdorin kartonin për çdo vendimmarrje që sipas tyre është e drejt dhe në shërbim të interesit publik.

Por, a ishte në shërbim të interesit publik rrëzimi i nismës për të hetuar procedurat dhe vendimmarrjet e Komitetit të Investimeve Strategjike, që kryesohet nga Kryeministri, Edi Rama? Mënyra dhe arsyetimi i dhënë nga socialistët në tre rastet kur e rrëzuan nismën sugjeron që jo.

Refuzimi i parë në Konferencën e Kryetarëve diku nga mesi i muajit maj u bë edhe me ndihmën e një deputeti opozitar me arsyetimin se nuk ishte plotësuar me firmat e 35 deputetëve, aq sa e kërkon Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Në fakt, dokumenti i pati 35 firma, por Agron Duka u tërhoq nga mbështetja në momentin e fundit, pasi në arsyetimin e kërkesës përmendej Artan Gaçi si investitor strategjik. Gaçi është bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Megjithatë, duke qenë se ligji për investimet strategjike dhe procedurat e dhënies së statusit në shumë raste janë akuzuar si korruptive, nepotike e klienteliste për njerëz të afërt të partisë, përfshirë këtu aktorin, Gazmend Paja, interesi publik në këtë rast e meritonte një hetim. Pra, në vend që ta refuzonin, nëse PS dhe Rama do të ishin për interesin e qytetarëve do të kishin firmosur për ngritjen e komisionit.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Në rastin e dytë, Konferenca e Kryetarëve në fund të muajit maj e rrëzoi sërish kërkesën e ridepozituar nga Partia Demokratike me 37 firma. Në atë konferencë nuk dhanë ndonjë arsyetim të qartë se përse e rrëzuan.

Rregullorja e Kuvendit përcakton që për çështje që nuk kanë dakordësi, votohet në seancë plenare. Këtë të enjte ngritja e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike nuk ishte në rend të ditës. Por, ai u fut në mënyrë të beftë nga PS. Qëllimi ishte i qartë; për të rrëzuar, por arsyetimi i rrëzimit ishte i dobët.

Kur foli nga foltorja, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla foli deri për falsifikime të firmave të deputetëve.

“Nuk ka ndodhur në 30 vite që të marrësh firmat nga një dokument tjetër dhe më të njëjtat firma të vish të sjellës një dokument të ri. Është hera e parë që ndodh, një përpjekje për falsifikim”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Kaq ishte pjesa e arsyetimit se përse po refuzohej kërkesa për të hetuar investimet strategjike. Pjesa tjetër e fjalës së tij ishte retorikë politike, madje foli edhe për urën e Bunës që do të lidhe Shqipërinë me Malin e Zi, duke akuzuar opozitën se nuk dëshironte ndërtimin e saj.

Pra, pyetja nëse me këtë qëndrim Edi Rama dhe socialistët e drejtuar prej tij mbrojtën interesat e qytetarëve, siç pretendojnë gjithë kohës nuk mori përgjigje. Por, përgjigje më shumë duket se mori dyshimi e përforcimi se ligji i investimeve strategjike po përdoret si mashë për plaçkitjet e pronave publike nga oligarkët.

Rrjedhimisht, me këtë vendim, Rama mori në mbrojtje Shefqet Kastratin, Samir Manen, Bashkim Ulajn, Klodian Allajbeu e të tjerë oligarkë që kanë copëtuar ndër vite llokmat e pronës publike, sidomos në bregdet. Dy janë mundësitë pse u mbrojtën: ose Rama është bërë palë me oligarkët, ose oligarkët e kanë kapur atë. /VoxNews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *