Lajme

Rama i bën nderin e radhës Vuçiqit, thërret mbledhje të kryeministrave në kuadër të ‘Ballkanit të Hapur’ në Tiranë

Disa nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen këtë javë në Tiranë.

Mësohet se pritet të zhvillohet një takim i formatit “retreat” të enjten.

Ky takim zhvillohet në kuadër të iniciativës “Open Balkan”.

Kryeministrat pritet të diskutojnë përmbushjen e asaj çfarë është dakordësuar në takimet e shkuara të “Open Ballkan”.

Natyrisht situata në rajon e posaçërisht zhvillimet në Veri të Kosovës do të jenë pjesë e diskutimeve.

Ky takim krijon idenë që Kurti është i vetem dhe Vuçiqi plot me shokë në Ballkanin Perendimor dhe kjo falë mbështetjes dhe angazhimit të madh të Ramës për të rehabilituar imazhin e Vuçiqit në sy të BE-së dhe SHBA-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *