Lajme

“Rama harxhon në dy orë me çarter sa Kurti në një vit”, Vasili: SPAK duhet të ishte me kohë në zyrat e tij

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se kryeministri Rama harxhon me çarter në dy orë, atë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti harxhon në një vit.

Sipas tij “Kurti harxhon 6913 euro në vit duke udhëtuar me linja ajrore të zakonshme dhe në klase ekonomike, ndërsa sheiku Rama fluturon vetëm me avion personal”.

Sakaq, Vasili shtoi se “SPAK duhet të ishte me kohë në zyrat e Ramës për këtë faj dhe shpërdorim skandaloz shtetëror”, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë së posaçme që të veprojë sa më shpejt.

Postimi i plotë:

Rama harxhon me çarter ne dy ore, ate qe Kurti harxhon ne nje vit!

Faji shteteror i 134 çarterave te perdorur nga Rama eshte nje fyerje shume e rende per varferine e shqiptareve dhe betejes se tyre te perditshme me çmimet e frikshme, me te cilat ata perballen çdo dite.

Albin Kurti harxhon 6913 euro ne vit duke udhetuar me lina ajrore te zakinshme dhe ne klase ekonomike ndersa sheiku Rama fluturon vetem me avion personal.

Avioni personal i sheikut Rama ne dy ore udhetim harxhon sa Kurti ne nje vit.

Rama me nje tufe genjeshtra te lodhura dhe vulgare si vete po thote se avioni i tij Airbus punoka me “fryme”, pra gratis.
Po çdo qytetar e di fort mire se avioni i Rames nuk punon me ” fryme”, por harxhon mijra litra karburant, harxhon para’ per taksa udhetimi, paga pilotesh e stjuardesash, kateringu, mirmbajtjeje etj etj.

Vetem per 4 ore udhetim avioni i Rames harxhon mbi 10 mije litra karburant.

SPAK duhet te ishte me kohë ne zyrat e Rames per kete faj dhe shperdorim skandaloz shteteror.

Qytetaret e dine te verteten shume mire, ata po presin qe drejtesia te beje punen e saj.

SPAK vepro, koha nuk pret, mos ju kundervur më qytetareve!

Rruga Press

Lexo më shumë  Haxhiu: S’kam thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE i hapë rrugë padisë për gjenocid
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *