BallinaLajme

Rama flet për shpopullimin në Instagram: Nuk bëhemi dot Gjermani!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram. Në bisedën e tij me një student, Rama ka folur lidhur me disa çështje kryesore sa i përket situatës së Universiteteve.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka folur për situatën në vend, duke mos përjashtuar mundësinë e marrjes së masave shtrënguese për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më tej, Rama shtoi se vendimet për ndjekjen e leksioneve të studentëve online i ka marrë Komitetit Teknik dhe për këtë arsye nuk mund të japë një datë se kur gjithçka do t’i rikthehet normalitetin.

PJESË NGA BISEDA:

Studenti: Në valën e parë të pandemisë, ulët paketat e internetit, a do të ketë diçka të tillë?

Edi Rama: Do shikojmë sa është mundur në këtë fazë.

Studenti: Është vënë re gjatë kohëve të fundit një numër i lartë i të rinjëve që duan të largohen jashtë vendit. Kërkoni mandatin e tretë, a keni një strategji për të ulur numrat?

Edi Rama: Fenomeni i largimit nga vendi nuk është shqiptar por është shtrirë në të gjithë Europën ish-komuniste dhe disa vende të BE. Psh. Rasti i Portugalisë që ka pasur një periudhë të mirë reformash por ka regjistruar një numër largimesh që është goxha i konsiderueshëm. Ndërkohë që rrëfejmë gjithë transformin. Është shumë i madhe dhe shumë tërheqës. Sigurisht që nuk ka formula magjike dhe receta fuqibërëse. Përgjigjia është që do të bëjmë më të mirën tonë. Sigurisht që Shqipëria nuk është Gjermani dhe tërheqëse sa ajo nuk bëhet dot pavarësisht se kush drejton dhe qeverinë gjermane ta sjellësh këtu nuk i bind dot. Ne do përballemi deri në fund me këtë sfidë. Jam gati ta debatoj me këdo. Shqipëria që duam për të rinjtë duhet të jetë më e mirë se kjo që kemi. Jemi në mes të rrugës, prandaj na duhet edhe mandati i tretë. E mora me spekticizëm këtë ftesë, por rezultoi që nuk ishte profil falso.

Lexo më shumë  Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë

Student: A mendoni se efektet e pandemisë janë menaxhuar si duhet ?

Rama: Patjetër që nuk ka asgjë përfekte për sa kohë është punë e njeriut dhe me siguri cdo gjë pasi e ke kaluar dhe sheh me sytë e reflektimit mund të bëhet më mirë. Ka gjëra që mund të bëheshin më mirë, edhe në këtë drejtim, por përgjithësisht kemi qenë në lartësinë e duhur të kësaj sfide.

YouTube player