Lajme

Rama e bën sërish: Vjedh fotot për portin e Durrësit nga një projekt iraken dhe Adobe Stock

Kryeministri Rama ka përsëritur gabimin e tij duke postuar në Facebook projekte me foto të vjedhura.

Këtë herë ai ka postuar disa foto-projekte për ndërtimin e Portit të Ri të Durrësit, ku sipas tij kanë marrë pjesë 14 kompani dhe 5 u përzgjodhën finalistë.

Por pas një kontrolli të thjeshtë të Ora News, rezulton se foto janë marrë nga një projekt i një aeroporti në Irak i quajtur “Grand Port of Al Faw” (kliko këtu për projektin).

Po ashtu i ka postuar edhe një foto që është marë nga faqja e njohur e fotove stock, nga Adobe Stock (kliko këtu për foton).

Ai shkruan më tej Rama shkruan se pasi fituesi të dorëzojë projektin final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në vitin 2022.

Lexo më shumë  Bislimi: Do të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në NATO

“Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022.” – shkruan Rama krah fotove, por pa sqaruar se nga janë marrë.

Kujtojmë se një gjë e tillë është përsëritur edhe kohë më parë nga kryeministri Rama i cili ka postuar foto me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës.

Ai postoi me video projektin 3D, por i gjithi ishte marrë nga “Doha Metro Train” në Katar.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti ndau çmimin “Best Play” për shfaqjen “Muhammad Ali, the one and only” në PITF 2024

Duket se kryeministri ose stafi i tij nuk kujdesesh shumë për të kontrolluar materialet që hedh në zyrtare të Ramës, sidomos në kohën e teknologjisë, kur mjafton një kontroll i thjeshtë në internet për të krahasuar fotot ose projektet. /oranews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *