Lajme

Rama: Duhet ta mbajmë Serbinë në anën tonë, mos të shkojë me Rusinë

Kryeministri Edi Rama mbrojti nga Holanda procesin e “Open Balkan”. Gjatë një konference në krah të kryeministrit holandez Mark Rute, Rama tha se Ballkani është pjesa më e cënueshme e zinxhirit të Evropës në lidhje me ndikimin e luftës në Ukraine.

Ai shtoi se ideja e Ballkanit të Hapur është ta mbajë Serbinë në anën evropiane dhe të mos kalojë në anën e Rusisë.

Lexo më shumë  SPAK në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe UKT/ Sekuestron disa procedura

“Ballkani është pjesa më cënueshme zinxhirit në Evropë që mund të preket dhe që lag qoftë mund të thyhet si pasojë e luftës në Ukrainë, sepse Rusia ka një influencë të qartë brenda ka disa lidhje tradicionale, ndaj unë besoj që duhet ta marrim Serbinë me ne dhe mos ta lëmë nga ana tjetër. Ballkani i Hapur ka ndihmuar në këtë proces që të harmonizohet me sanksionet.

Ballkani i Hapur ka të bëjë dhe me krijimin e një hapësire funksionale brenda BE-së, për sa i përket 4 lirive themelore, që është një hapësirë paqeje dhe kjo do të na ndihmojë të konsiderohemi si vende më të pjekura që të bashkohen me BE-në kur mund të vijë koha”, tha Rama.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *