KryesoreLajme

Rama, Berisha dhe Abazoviçi në një vijë? Askush prej tyre nuk e mbështeti Shaip Kamberin

Pas ankesës që shtabi zgjedhor i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës ka bërë përshkak të manipulimit dhe parregullsive në disa qendra të votimit, nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, u mor vendimi për anulimim e zgjedhjeve në dy vendvotime brenda kësaj komune. Pas këtij vendimi ky shtab kishte bërë ankesë në Komisionin Republikan Zgjedhor, dhe afati i përgjigjes pritej të miratohej brenda 72 orëve.

Pas kësaj ankese, KRZ-ja vendosoi të pranoj ankesën e Shaip Kamberit dhe të ketë rivotim në Tërnoc.

Me këtë rivotim gjasat që shqiptarët të fitojnë një ulëse në parlametin e Serbisë janë të mëdhaja, sepse Shaip Kamberit i nevojiten vetëm 300 vota.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Shumë politikanë shqiptarë nga Kosova si Kryeministri Albin Kurti i cili e ka mbështetur vazhdimisht kandidatin Shaip Kamberi, por edhe kryetarët e partive opozitare në Kosovë të LDK-së dhe PDK-së po ashtu e kanë mbështetur dhe u kanë bërë thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Kamberin. Nga Maqedonia Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe Kryetari i Partisë së BDI-së Ali Ahmeti po ashtu ka bërë thirrje në mbështetje të kandidatit Shaip Kamberi. Nga Republika e Shqipërisë juridike, i vetmi që ka bërë thirrje për Shaip Kamberin është presidenti Ilir Meta, ndërkohë që Kryeministri Edi Rama nuk është dëgjuar ndonjëherë të ketë shprehur mbështetje ndaj kandidatëve shqiptarë në Serbi, përkundrazi ai veç sa forcon marrëdhëniet me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç duke bërë projekte si Open Ballkan.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Midis politikanëve të Shqipërisë ai që nuk ka bërë thirrje ka qenë edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Ndër të tjerë politikanë shqiptarë, madje i sapo zgjedhur në Mal të Zi si Kryeministër i cili nuk ka mbajtur qëndrim ndaj Shaip Kamberit është edhe Kryeministri Dritan Abazovići.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *