KryesoreLajme

Ministri rus mohon masakrën e Reçakut, ambasadori amerikan në Kosovë reagon me fakte të dokumentara

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergeri Lavrov ka mohuar Masakrën e Reçakut teksa ka folur për masakrën që ushtarët rus kanë kryer në Bucha të Ukrainës kundër civilëve të paarmatosur.

Për këtë ka reaguar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në një postim në “Twitter”, Hovenier ka thënë se ata të cilët tentojnë të rishkruajnë ose ta mohojnë këtë masakër, i lartëson krimet e luftës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: VV-ja vazhdon luftën kundër fashizmit të sotëm brenda e jashtë vendit

“Përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar historinë e mirë-dokumentuar të masakrës së Reçakut lavdërojnë krimet e luftës, çnderojnë kujtimin e të vdekurve dhe rihapin plagët e të mbijetuarve. Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar ai.

Pikërisht në atë postim, Hovenier ka përfshirë edhe dy dokumente nga OSCE dhe UNDPPA, në të cilat përfshihen fakte për këtë masakër.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *