BallinaLajme

Rama as mish, as peshk. Për rezolutën kundër gjenocidit serb: “S’ka problem”

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin Politikon me gazetarin Alfred Lela i përgjigjet pyetjes në lidhje me propozimin e bërë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri, nëse parlamenti do e miratojë rezolutën për njohjen e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Rama u përgjigj se s’ka problem, ky nuk është problem, por ndërkohë që Kuvendi i Shqiperisë mund ta kishte votuar këtë rezolutë për të dënuar gjenocidin e shtetit serb mbi shqiptarët në Kosovë, në Kuvend u votua Komisioni Hetimor për të gjetur prova kundër UÇK-së, me propozim të PS-së.

Lexo më shumë  Hoti: Serbia nuk po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Më poshtë gjendet momenti i bisedës mes gazetarit Lela dhe Kryeministrit Rama, në formë të transkriptuar, ku flitet për propozimin e bërë nga LVV – Shqipëri:

Lela: Vetëvendosja e ka kërkuar publikisht një rezolutë për genocidin serb në Kosovë.

Rama: Nuk është një problem ky, ajo që është diskutuar, në mos gabohem, ka qenë diçka tjetër që ka pasur të bëjë me marrjen përsipër nga Shqipëria të çuarjes së Serbisë në gjykatë. Dhe faktikisht, kjo është diçka e pamundur dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë që një shtet tjetër të marri përsipër të çojë një palë të tretë në një konflikt mes dy shteteve.

Lexo më shumë  “Paguajmë 66 euro për ton”, Ola Xama zbulon kostot shtesë të bashkisë së Tiranës për plehrat

Lela: Parlamenti mund të hedhë një hap.

Rama: Jo, jo. Përsa i përket aspektit të rezolutës kjo nuk ka qenë asnjëherë problem, nuk është problem kjo…

Lela: Por, do ta mbështesnit një nismë?

Rama: Nuk është absolutisht problem. Ajo që ka qenë problem ka qenë diskutimi që thashë, kurse kjo s’është problem.

YouTube player

YouTube player