BotaKryesore

Raketa me rreze 500 km, NATO-ja miraton planin për forcimin e krahut të saj lindor

Franca, Italia, Gjermania dhe Polonia kanë hedhur një hap më tej drejt një bashkëpunimi të ri ushtarak, e cila do të sjellë si rezultat krijimin e raketave me rreze deri në 500 km.

Kjo inicitivë do të mbushë boshllëkun e arsenalit europian të armëve. Marrëveshja midis liderëve u firmos gjatë zhvillimit të Samitit të NATO në Uashington.

Nga ana e tij, Kancelari gjerman, Olaf Scholz nënvizon rëndësinë e vendimit të Shteteve të Bashkuara për të vendosur periodikisht raketat amerikane të lundrimit me rreze të gjatë veprimi në Gjermani duke filluar nga viti 2026.

Lexo më shumë  Ish Ambasadori i SHBA-së në NATO: Perëndimi forcon Vuçiqin, teksa minon të tjerët

“Kjo ka të bëjë me parandalimin dhe sigurimin e paqes dhe është një vendim i nevojshëm dhe i rëndësishëm në kohën e duhur. Ky vendim është marrë për disa kohë dhe nuk është një surprizë e vërtetë për ata që janë të përfshirë në politikën e sigurisë dhe paqes. Në fund të fundit, ajo përshtatet në mënyrë të përkryer me strategjinë e sigurisë së qeverisë gjermane”, tha Scholz

Sakaq, Rumania, Bullgaria dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje për të lejuar lëvizjen e shpejtë ndërkufitare të trupave dhe armëve drejt krahut lindor të NATO-s.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë. Objektivi është të “fuqizohen korridoret e transportit për të përmbushur nevojat e lëvizshmërisë ushtarake duke krijuar linja furnizimi rrugor dhe hekurudhor midis shteteve pjesëmarrëse, duke reduktuar burokracinë në kohë paqeje dhe duke maksimizuar efikasitetin në rast situatash emergjente”.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kërcënimi për bllokimin e pikave kufitare, dëshmi e synimeve hegjemoniste të Serbisë

Të tre shtetet gjithashtu mund të lidhin portet e tyre në Detin Egje dhe Detin e Zi. Ministrat rumunë dhe bullgarë të mbrojtjes nënshkruan gjithashtu një memorandum për krijimin e një qendre komanduese rajonale për operacione speciale që do të planifikojë dhe menaxhojë forcat e aleancës për operacione speciale në rajonin e Detit të Zi.

YouTube player