Rajoni i harruar në Gjeorgji që u shkatërrua nga osmanët

Katërqind vjet pasi osmanët shkatërruan traditën e prodhimit të verës në rajone të ndryshme të Gjeorgjisë, vendasit po përpiqen ta ringjallin atë. Ky vend besohet të jetë vendlindja e verës, dhe se praktikat e prodhimit të saj datojnë rreth 6000 vjet para Krishtit.

Gjeorgjianët, në epoka të lashta, mendohet se ishin njerëzit e parë që fermentuan rrushin duke e groposur lëngun e tij nën tokë për ta ruajtur, ndaj sot, jo më kot, identiteti gjeorgjian mbetet i pandashëm nga prodhimi i verës. Sipas një legjende të vjetër, thuhet se nëse dëshironi të mposhtni dhe pushtoni Gjeorgjinë, duhet të shkatërroni fillimisht vreshtat e saj.

Mirëpo, kjo është pikërisht ajo që ndodhi në rajonin jugor të Gjeorgjisë, Samtskhe-Javakheti, në vitet 1500. Për shekuj me radhë, ky rajon kyç i prodhimit të verës ishte shtëpia e gjeorgjianëve të lashtë që jetonin në shpellat e një shkëmbi gjigant vullkanik dhe ndërtonin vreshta poshtë shpateve. Në vitet 1550, osmanët shkatërruan vreshtat e Samtskhe-Javakheti dhe pushtuan e sunduan zonën për më shumë se 300 vjet.

Megjithatë, vitet e fundit, vendasit kanë filluar të rimbjellin vreshtat, me të njëjtat varietete rrushi si të paraardhësve të tyre dikur, duke prodhuar kështu sërish verën unike të këtij rajoni./a2/

RrugaPress

Leave a Reply

Your email address will not be published.