Ragmi Mustafi: Nuk lejuam që përmes shantazheve të kontrollohej procesi zgjedhor në Tërnoc
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka folur rreth anulimit të procesit zgjedhor në Tërnoc të Bujanocit për sot.
Ai, në një lidhje direkte, ka deklaruar se komisionerë serbë janë munduar të punonin jashtë rregullave të caktuara me ligj për zgjedhjet atje, kjo sipas tij, është kundër të drejtave të shqiptarëve.
“Që në start përmes diktateve partiake të instrumentalizimit të Komisionit Zgjedhor u vendosën të gjithë ata komisionerë që erdhën nga Beogradi, Kraleva, madje edhe nga Kosova, të cilët dëshironin që jashtë procesit të përcaktuar përmes udhëzuesve dhe ligjit të vendosin rregulla të tjera”.
“Ne nuk lejuam, qoftë edhe përmes kërcënimeve dhe shantazheve që u bën në komision, të kontrollonin mbarëvajtjen e procesit dhe ta administronin në formën se si dëshirojnë që shqiptarët t’i privojnë nga ulësja në parlament. Ne i kemi bërë tashmë ankesat dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë edhe në vijim”,ka thënë Mustafi.
Rruga Press