Lajme

Çdo muaj në Shqipëri hyjnë rreth 10 mijë litra më pak naftë

Çdo muaj në Shqipëri po hyn rreth 10 mijë litra më pak karburant se vitin e kaluar. Sasia ka nisur të pakësohet që nga muaji mars, kur çmimi i naftës për herë të parë kaloi nivelin 200 lekë për litër.

Lufta Rusi-Ukrainë, duket të ketë dhënë ndikimin kryesor, pasi në janar-shkurt, importet ishin në rritje.

Për të gjithë 5-mujorin, rënia llogaritet 6%, ndërsa vetëm në maj ishte 18%.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

Vendi ynë renditet e 11 në botë për çmimin e lartë të karburanteve, dhe konsumatorët po gjejnë rrugë të tjera për të mos shpenzuar shtrenjtë për transport.

Përveç atyre që kanë lënë makinat, të tjerë shkojnë në vendet fqinje për furnizim, ku diferenca për një litër arrin deri në 100 lekë.

Shoqata e Hidrokarbureve i tha Euronews se karburantet në vend po shpërndajnë gjithnjë e më pak naftë, ndërsa 6% e pikave tregtare janë mbyllur tashmë.

Lexo më shumë  Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Për këtë shoqatë, fiksimi i çmimeve nga Bordi ka shkatërruar pikat e vogla, të cilat operojnë kryesisht si biznese familjare. Këto pika, do të ishin të hapura në kushte konkurrence, pasi do të operonin më çmime tregu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *