KryesoreLajme

Radhë kilometrike rrugën e re Thumanë-Kashar, hiqet përkohësisht pagesa! Dy sportelet nuk përballojnë dot fluksin

Është hequr përkohësisht pagesa në autostradën Thumanë-Kashar për shkak të radhëve kilometrike të krijuara.

Dy sportelet raportohet se nuk përballojnë dot fluksin e automjeteve. Pagesa e tarifës në sportele krijonte radhë të gjata makinash në autostradë duke bllokuar kështu qarkullimin.

Radha e mjeteve i kalon 10 kilometra dhe fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit, deri tek fshatiLarushk.

Lexo më shumë  Shqipëria në 2024 shiti më pak prodhime shqiptare në tregjet ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër bleu më shumë mallra të huaja. Bizneset në prag falimentimi

Sportelet e vendosura nga firma koncesionare nuk ishin në gjendje të perballonin fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu në drejtim të Shqiperisë së mesme.

Rruga Press

YouTube player