Bota

Qyteti parahistorik i Ashurit rrezikohet nga diga që po ngrihet shkaku i thatësisë

*Në foto: Diga “Makhoul” ndodhet afërsisht 25 milje nga qyteti antik, që jo vetëm që do ta përmbyste atë së bashku me më shumë se 200 lokalitete të tjera të trashëgimisë, por gjithashtu do të zhvendoste deri në 250 mijë njerëz që aktualisht jetojnë në zonë

(Art News) Iraku, duke u përballur me një kërcënim për furnizimin e tij me ujë si rezultat i krizës së vazhdueshme klimatike, po shqyrton krijimin e një dige të re që mund të përmbysë qytetin antik të Ashurit. Qyteti sapo u rihap për publikun në prill.

Diga “Makhoul” ndodhet afërsisht 25 milje nga qyteti antik, që jo vetëm se do ta përmbyste atë, së bashku me më shumë se 200 lokalitete të tjera të trashëgimisë, por gjithashtu do të zhvendoste deri në 250 mijë njerëz që aktualisht jetojnë në zonë.

“Ndikimi i ndërtimit të digës nuk është studiuar mjaftueshëm dhe deri më sot nuk ka pasur asnjë anketë të ndikimit social apo mjedisor”, ka thënë Khalil Aljbory, një studiues akademik në Universitetin e Tikrit, në një deklaratë të lëshuar nga OJQ-ja irakiane “Liwan”. “Si dikush që jam zhvendosur nga konfliktet e mëparshme, kam frikë se ndërtimi i digës mund të shkaktojë një valë të dytë zhvendosjeje në rajon”

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Rreth viteve 2025–1233 para erës sonë Ashuri (i shkruar gjithashtu Assur) ishte kryeqyteti i parë i Perandorisë Asiriane, e cila shtrihej nga Mesopotamia në Anadoll (ose Egjiptin e sotëm, Turqinë, Izraelin, Jordaninë, Libanin dhe Sirinë). Ndërtimi i qytetit filloi më shumë se 5.000 vjet më parë përgjatë brigjeve të lumit Tigër për të nderuar zotin e plotfuqishëm të Perandorisë, Ashurin.

Tempulli i qytetit, që ngrihej më shumë se 85 metra mbi Tigër, ende qëndron. Fillimisht do të kishte qenë dy herë më e lartë, e zbukuruar me hekur, plumb dhe kristale. Porta e Tabirës, ​​një monument i përbërë nga tri harqe, mbetet gjithashtu në qendër të qytetit. Porta, e cila është simboli historik i Ashurit, ishte shenjtërorja kryesore e perëndive, që përfaqësonte zemrën e qytetit, si dhe luftën dhe pjellorinë.

Ashuri u shkatërrua nga forcat babilonase në vitin 612 para erës sonë dhe përsëri në vitin 2015 nga grupi ekstremist ISIS, i cili ia doli të dëmtonte afërsisht 70 për qind të Portës së Tabirës – kryesisht në harkun e jashtëm të strukturës. Që atëherë struktura origjinale e portës është ndikuar më tej nga erozioni i ujit.

Në dimrin e vitit 2020, një grant urgjent nga Aleanca Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Trashëgimisë në Zonat e Konfliktit parandaloi shembjen e portës. Restaurimi i kryer në koordinim me Bordin Shtetëror të Irakut për Antikitete dhe Trashëgimi po ashtu dhe në koordinim edhe me Ministrinë e Kulturës, ndihmoi në stabilizimin e portës. Megjithatë, pa ndërhyrje të mëtejshme, struktura ende mund të shembet.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Edhe pse Ashur kohët e fundit u rihap pas restaurimit dhe u caktua një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s më 2003, e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. Ndërtimi i digës “Makhoul”, i propozuar fillimisht nga regjimi i Saddam Huseinit në vitin 2002, rifilloi në prill 2021. Ndërsa projekti ishte pezulluar gjatë luftës së SHBA-së në Irak, thatësirat e vazhdueshme të nxitura nga ndryshimet klimatike kanë shkatërruar Irakun.

Në fillim të këtij muaji, thatësira zbuloi Kemunen, një vend antik që ishte fundosur në Tigër. Profesionistët e trashëgimisë janë aktualisht duke negociuar me qeverinë irakiane për të ruajtur monumentet, si dhe shtëpitë e atyre që jetojnë aty pranë.

Për më tepër, Qendra për Arkeologjinë dhe Trashëgiminë Kulturore në Universitetin Amerikan të Irakut, Sulaimani (AUIS) po punon për një sistem të ri monitorimi digjital për të vlerësuar nivelet e stabilitetit të strukturave. AUIS do të fillojë gjithashtu këtë muaj një studim të përbashkët me Ministrinë e Mjedisit të Irakut dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, për të dokumentuar zonat e trashëgimisë kulturore të prekura nga diga “Makhoul”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *