Lajme

Qytetarët dynden në Elbasan për Ditën e Verës, trafik i rënduar në hyrje të qytetit

Elbasani është kryeqendra e festimeve për Ditën e Verës. Edhe pse në mesditë, shumë qytetarë kanë vendosur të udhëtojnë në drejtim të Elbasanit me automjetet e tyre, duke bërë që të bllokohet hyrja e qytetit.

Në tunelin që lidh Tiranën me Elbasanin, rruga është tërësisht e bllokuar në drejtim të Elbasanit. Janë me qindra automjete që shkojnë në Elbasan edhe pse është ora 1 e drekës. Shohim sesi është e gjithë autostrada në drejtim të Elbasanit, e bllokuar. Edhe pse në kohë dreke, të gjithë qytetarët janë të interesuar të shkojnë për të konsumuar vaktin e drekës. Sot, Elbasani deri në mbrëmje pret të zhvillojë një sërë aktivitetesh.

Lexo më shumë  Mediat italiane: Presion i ri nga Rama për ‘Report’ pas akuzave për vëllain

Festa pagane, ka nisur prej dy ditësh në qytetin e traditës, por festimet e shënojnë kulmin me datë 14, që konsiderohet edhe si dita e verës. Aktivitetet janë të larmishme duke nisur nga koncertet dhe te karnavalet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *