KryesoreLajme

Qytetarët do të rimburësohen nëse i kthejnë shishet e plastikës, qelqit e kënaçet


Ministri i Mjedisit, Palnifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka paralajmëruar se në Kosovës së shpejti do të aplikohet Sistemi i Rimbursimit të Depozitave (SRD).

“Tashmë kemi hapur zyrtarisht thirrjen për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD-së)”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Me realizimin e këtij sistemi, qytetarët do të mund t’i kthejnë shishet e zbrazëta të plastikës, qelqit e kënaçet dhe t’i marrin sërish paratë të cilat i kanë si depozitë, kur kanë blerë produkte në shishe e kënaçe.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

“Sistemi i Rimbursimit të Depozitave, do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kënaçet e aluminit. Ky Sistem njëherësh është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët”, ka shkruar Aliu.

Ai ka ftuar të gjithë të interesuarit të aplikojnë në thirrjen për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Rruga Press

YouTube player