Argument

Qumështi “Vita” me vaj palme – Pozhari: Nuk pijnë ujë broçkullat se po luftohet biznesi vendor

Nga Xhevdet Pozhari

Alpsko prej Sllovenisë, 1 euro e 20 cent.

Vita prodhim vendor, thuajse me të njëjtin çmim! Sa i përket cilësisë, shumë larg të parës.

Po hajde pasi që është prodhim vendor duhet përkrahur. Edhe kur qumështin e blejnë 30 cent nga fermerët.

Edhe kur ua vonojnë pagesat atyre deri në 6 muaj, siç vet shoqata e qumështit po deklaron.

Por, kur ai qumësht përpunohet me vaj palme dhe me qumësht pluhur, atëherë një sqarim duhet me ekzistu prej kësaj kompanie.

Lexo më shumë  Kush e mbylli qumështoren Vita?

Nuk pijnë ujë broçkullat se po luftohet biznesi vendor, se po i jepet përparësi tjerëve, e me dal të irrituar kishe po e mbyllim kompaninë veç shkaku i një kontrolle të paparalajmëruar që e mbron konsumatorin.

Se shoqatë humanitare nuk kanë qenë. Këtë punë e kanë bo me fitim, e nuk është që kanë shpërnda qumësht falas.

Kur je në rregull me ligj, bash pesë pare nuk i jep se kur vijnë inspektorët.

Lexo më shumë  Kush e mbylli qumështoren Vita?

Por, kur ka dyshime se nuk je në rregull as me letra dhe nisin të shfaqen dokumente të regjistrimit të biznesit në shtete tjera, e në mesin e pronarëve njëri me pasaportë të Serbisë, e qaty nis kjo hallakama.

Rruga Press

YouTube player