Lajme

Qortim e pastaj gjobë – nga nesër hyn në fuqi vendimi i ri Qeverisë për targat ilegale

Të premten më 28 tetor, Qeveria e Kosovës mori vendim të ri lidhur me targat ilegale të veturave të lëshuara nga Serbia për serbët në Kosovë.

Ky vendim do të hyjë në fuqi nga nesër, më 1 nëntor 2022.

Qytetarët serb në përgjithësi po e kundërshtojnë ndërrimin e targave nga ato “KM” në RKS, derisa autoritetet e Kosovës janë të vendosura për të filluar zbatimin e vendimeve.

Kryeministrit Albin Kurti, tha se do të ketë sanksione për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe siç parashihet me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Qeveria po përgatit draftstatut për Asociacionin, do ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit

Vendimi parasheh që duke filluar nga nesër 1 nëntor e deri më 21 do për të gjithë ata që nuk i kanë konvertuar targat në RKS do të vlejë vetëm masa e qortimit.

Sipas këtij vendimi parashihet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat ilegale.

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lexo më shumë  Maqedonci me detaje nga Londra: Sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për FSK-në e industri e mbrojtjes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *