KryesoreLajme

Qorolli i reagon LDK-së: Nëse s’dini me i fitu zgjedhjet, me çfarë legjitimiteti mendoni me qeverisë?

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Qorrolli thotë se nënkryetarët e LDK-së, nëpër studio televizive po bëjnë deklarata rreth formimit të qeverisë, duke cituar një deklaratë të tyre” S’po mundemi me i fitu zgjedhjet, ama qeverinë mujna me e ba.”

Sipas Qorrollit, kjo s’është strategji politike, kjo është filozofi e humbësit.

“Pra, LDK përmes shumë nënkryetarëve të saj që po ngarendin studio’m’studio, po na thotë që vota e qytetarëve s’paska rëndësi fare, mjafton pak pazare, ca pazarlleqe prapa perdeve dhe hop… qeveria në dorë! Po nëse s’dini me i fitu zgjedhjet, me çfarë legjitimiteti mendoni me qeverisë? Me hajmali, me short apo me ndonjë thirrje nga qielli? Pra, qytetari s’qenka i rëndësishëm, mjafton të rregullohen hesapet në prapaskenë dhe pushteti vjen vetë. Kjo është një fantashkencë politike”, ka pohuar ai.

Lexo më shumë  KFOR-i italian patrullon përgjatë kufirit me Serbinë në Istog

Mes tjerash, ai ka shkruar se “Populli flet në zgjedhje, kush s’din me i fitu, le t’i përvesh mëngët e të mësojë prej humbjes”.

“Se qeveria nuk fitohet në korridoret e kafehaneve të Prishtinës, por në zemrën e qytetarit. E nëse s’ta jep qytetari, s’ta jep as pazari”.

Rruga Press

YouTube player