KryesoreLajme

Qoku, Mexhiti, Kasami, Gashi dhe Taravari sot në Prishtinë, në takim te Kurti dhe Konjufca

Siç raporton TV21, mësohet se liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami dhe kandidati i mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Bekim Qoku sot janë në Prishtinë, në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në takim do të jetë prezent edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, shkruan TV21. Mbetet të shihet nëse do të arrijë kryeministri, njëherë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ta bind Taravarin të bëhet pjesë e frontit opozitar shqiptar që del në këtë fushatë për të rrëzuar sistemin korruptiv të ngritur ndër shqiptarë nga BDI-ja e Ali Ahmetit.

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 
YouTube player