Lajme

Bekim Qoku: Jam shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe bindjet e mia e politike përkojnë me ato të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku, ka dalë me një sqarim për qëndrimet e tij në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se bindjet e tij politike si shtetas i RMV-së përkojnë me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Dua të theksoj që unë së pari jam shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe qytetar i këtij vendi. Kam vetëm shtetësinë e MV. Pra, angazhimi im politik në këtë vend nuk është i një të huaji, por i dikujt që ka lindur, rritur dhe jeton këtu bashkë me familjen”, ka shkruar Qoku.

Lexo më shumë  Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Tutje, ai ka thënë se “bindjet e mia e politike përkojnë me ato të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ku jam edhe aktivist edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në këtë subjekt politik mbi 10 vjet”.

“Së treti, si aktivist politik unë kam të drejtën për të pasur qëndrim për zhvillimet politike dhe për ta shprehur atë, si deklarativisht ashtu edhe përmes angazhimit konkret. Ato që i konsideroj si nevojë të kohës i shndërroj edhe në angazhim konkret në terren. Kam marrë pjesë si një qytetar i shqetësuar në shumë protesta në MV të organizuara nga shoqëria civile e këtushme”.

Lexo më shumë  OBSH: Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë

Ndërsa, për fund, ai ka thënë se në asnjë rrethanë për “çështje të angazhimit politik në Maqedoninë e Veriut nuk kam reagur si zyrtar shtetëror i Republikës së Kosovës, por si qytetar dhe aktivist politik në Maqedoninë e Veriut”.

Rruga Press

YouTube player