KryesoreLajme

Qeveria: Teksa në Bruksel mbaheshin takime, Serbia bënte plane për aneksimin e veriut

Qeveria e Kosovës thotë se ka prioritete të tjera tani jashtë dialogut me Serbinë që duhet t’i trajtojë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka sjellë krejt një situatë tjetër e se një proces i mirëfilltë i dialogut kërkon “minimumin e standardit të mirëbesimit të ndërsjellë mes palëve”.

“Tani kemi një situatë krejt të re me prioritete tjetra urgjente e që kanë të bëjnë me adresimin e pasojave të sulmit terrorist të sponsorizuar nga Serbia. Ajo çka është e domosdoshme të ndodhë aktualisht është garantohet siguri për Kosovën dhe vendosen sanksione për Serbinë. Gjatë gjithë kohës Republika e Kosovës ka qenë palë e gatshme për dialog dhe marrëveshje”, ka thënë Kryeziu.

Lexo më shumë  Ekskluzive/ Përgjegjësi serb i bankës ilegale në Kosovë demanton Petar Petkoviqin (Dokument)

Kryeziu ka theksuar se Serbia ka thurur plane për aneksim të veriut, kur në Bruksel bëheshin takime për marrëveshje.

“Sulmi terrorist, paramilitar dhe kriminal i datës së 24 shtatorit, ka vërtetuar se teksa në Bruksel zhvilloheshin takime për zbatim të Marrëveshjes Bazë që në qendër ka njohjen de-facto reciproke, Serbia po përgatiste plane për aneksimit të veriut”, ka përfunduar Kryeziu. /koha/

Lexo më shumë  Kurti priti Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit” bisedojnë për Projektligjin për liritë fetare

Rruga Press

YouTube player