KryesoreLajme

Qeveria rrit shtesat për lehonat, ndan nga 100 euro për pensionistë, fëmijë, sektorin privat e studentë

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, sektorin jopublik dhe për studentët.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se i ka kërkuar ministrit të Financave ta dizajnojë pakon për përballje me inflacionin.

“Pakon për përballje me inflacionin 2.0 që e kemi dizajnuar dhe do ta miratojmë sot me masat:  Mbështetje e njëhershme prej 100 euro për pensionistë, mbështetje e njëhershme prej 100 euro për fëmijët, mbështetje e njëhershme prej 100 euro për punonjësit e sektorit jopublik, mbështetje prej 100 eurosh për studentët aktivë. Pagesat për familjet përfituese t’i bëjmë në fillim të javës që vjen”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  NATO: S’ka partneritet individual me Serbinë pa llogaridhënie e drejtësi për Banjskën

Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe rritjen e shtesave për lehonat.

“Nga ky muaj do të rrisim shtesat për lehona. Derisa me qeverisjet e kaluara shtesat për lehona ishin zero, për herë të  parë e nisëm duke paguar nga 170 euro për 6 muaj për lehonat e papuna dhe tre muaj për të punësuara. Shtesat i nisëm aq sa ishte paga minimale, kurse në maj vitin e kaluar i rritëm në 325 euro. Sivjet pagën minimale e rritëm përsëri, nga 1 korriku bëhet 500 euro. Edhe në këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325 në 500 euro në muaj”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Parashikimi i Komisionit Evropian: Ekonomia në Shqipëri do ngadalësohet, çmimet do të rriten

Mjetet financiare për pensionistët dhe fëmijët do të ndahen javën e ardhshme, kurse punonjësit e sektorit privat do të duhen të aplikojnë për të përfituar më pas.  

Rruga Press

YouTube player