Lajme

Qeveria Rama jep pagesë papunësie vetëm 17% të shumës, që arkëton nga një sigurim i posaçëm për këtë qëllim

Qeveria akordon fonde për të papunët shumë më pak se sa arkëton nga një përqindje e posaçme e sigurimeve që punëdhënësi bën për “Sigurimin e Papunësisë”. Anomalinë e zbuloi Banka Botërore në një analizë mbi zhvillimet e fundit në tregun shqiptar të punës.

Në kontributet e sigurimeve shoqërore përfshihet një kontribut prej 0.9 për qind nga punëdhënësi për sigurimin e papunësisë. Kontributet totale arrijnë në 24.5 për qind të pagës bruto, prej të cilës 14 për qind paguhen nga punëdhënësi.

Në vitin 2019 buxheti i shtetit arkëtoi të ardhurat nga sigurimet shoqërore në shumën 84, 3 miliardë lekë. Llogaritjet tregojnë se të ardhurat që burojnë nga 0.9 për qind i kontributeve që sigurojnë papunësinë janë 3 miliardë lekë. Shpenzimet buxhetore në të njëjtin viti ishin 504 milionë lekë. Qeveria në vitin 2019 dha vetëm 16 % të arkëtimeve ndaj pagesës së papunësisë.

Lexo më shumë  Kurti përkujton masakrat në Pejë: Serbia duhet të japë përgjegjësi

Simulimet e bëra nga Banka Botërore tregojnë se 0.9 për qind e sigurimeve të financuara nga punëdhënësi nëse do të përdorej për qëllimin për të cilin paguhet do të siguronte një mbështetje të konsiderueshme për të papunët.

Një pagesë dinjitoze e papunësisë do të ndihmonte shqiptarët të vazhdojnë kërkojnë një pune dinjitoze në bazë të aftësive që kanë.

Banka Botërore evidenton se Shqipëria ka produktivitetin më të ulët të punës në Rajonin, por gjithashtu akordon fonde publike në nivelet më të ulëta rajonale për nxitjen e programeve të punësimit.

Buxheti i Shqipërinë akordon fonde për nxitjen e punësimit sa 0.08% e PBB-së, një vlerë mjaft e ulët në raport me rajonin dhe BE. Kosova ofron 0.10% të PBB për programet e nxitjes së punësimit, Maqedonia 0.42% të PBB-së, vendet e Europës Lindore 0.65% dhe vendet e BE ofrojnë 1.2% të PBB-së për programet e punësimit.

Lexo më shumë  Sveçla e Tomlinson inspektojnë masat e sigurisë në pikën kufitare të Morinës

Në vitin 2020, buxheti i akorduar për programet e nxitjes së punësimit u rrit me më shumë se 50 për qind (nga 390 milionë lekë në 590 milionë lekë). Megjithatë, shpenzimet faktike janë dukshëm më të ulëta se buxheti i alokuar.

Për shkak të përfitimeve të ulëta njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të nxitojnë për të gjetur një punë të re kur pushohen nga puna. Qeveria mund të konsiderojë një sërë reformash për të përmirësuar skemat e mbështetjes për të papunët. Banka sugjeroi se duhen kryer analiza të detajuara të parametra për pagesat e papunësisë të tilla, shuma e përfitimit, kohëzgjatja e përfitimeve, periudha minimale e kontributeve, dhe norma e kontributit, me synimin për të rritur përfitimet për të papunët. /B.Hoxha, Revista Monitor/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *