Lajme

 Qeveria Rama jep me PPP uzinat e armëve, Peleshi: Disa investitorë kanë shfaqur interes

Qeveria është e hapur për të dhënë me koncesion, unizat e prodhimit të armëve, Policannin, Mjekësin e Gramshin, për ti riaktivizuar. Ministri I mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se investitorë të huaj dhe vendas, kanë shfaqur interes dhe qeveria është gati për ti dhënë këto uzina me partneritet publik privat.

Qeveria po kërkon investitorë për të dhënë me koncesion dhe për ti riaktivizuar uzinat e prodhimit të armëve: Poliçanin, Mjekësin e Gramshin.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Ministri i Mbrojtjes, Niko peleshi, njoftoi se qeveria është e hapur për të negociuar, me investitorë te huaj dhe vendas, duke bërë me dije, se këto uzina, do të jepen me partneritet publik privat, në kushtet kur në treg është rritur nevoja për prodhimin e armatimeve.

Deklaratat e Ministrit të Mbrojtjes, u bënë në përfundim të mbledhje së qeverisë, ku Niko Peleshi njoftoi se qeveria ka kaluar fondin për pagesat e prapambetura për ish-punonjësit e kombinatit të Poliçanit, që do t’i kalojë për miratim kuvendit./Syri.net

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Rruga Press

YouTube player