Lajme

Qeveria prek fondin rezervë të buxhetit të shtetit për Veliajn, i jep plot 6 mln € për festa e evente

Qeveria shqiptare do t’i japë Bashkisë së Tiranës plot 700 milionë lekë  ose rreth 6 mln dollarë që të organizojnë festa dhe evente në kuadër të “Tirana, kryeqyteti evropian i rinisë”.

Ndërkohë që qeveria ankohet për krizë dhe për mungesë parash, duket se një gjë tillë nuk qëndron kur vjen puna tek Erion Veliaj dhe bashkia që ai drejton.

Kështu, këto para, do të jepen nga Ministria e Kulturës dhe dtë përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

Vendimi i plotë:

Lexo më shumë  Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas në Shqipëri, por importet

PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2022, MIRATUAR PËR MINISTRINË E KULTURËS, PËR BASHKINË TIRANË, PËR FINANCIMIN E

PROJEKTIT “TIRANA, KRYEQYTETI EVROPIAN I RINISË 2022”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr. 115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ministrisë së Kulturës, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit buxhetor “Arti dhe kultura”, i shtohet fondi prej 700 000 000 (shtatëqind milionë) lekësh, për Bashkinë Tiranë, për financimin e projektit “Tirana, kryeqyteti evropian i rinisë 2022”.

Lexo më shumë  Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në OKB

2. Efekti financiar, prej 700 000 000 (shtatëqind milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

3. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Arben Ahmetaj

Qeveria prek fondin rezervë të buxhetit të shtetit për

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *