Lajme

Qeveria përfiton nga çmimet e larta, 390 milionë euro më shumë në arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka mbledhur 2.4 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me 390 milion euro dhe në këtë ecuri ka ndikuar kryesisht çmimet e rritura.

Në periudhën janar-qershor të këtij viti, paratë që qytetarët paguajnë përmes taksave u shtuan, aq sa qeveria u merr tatimpaguesve gjithsej për 1 muaj të vitit.

Të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar, akcizat, taksat kombëtare dhe tatimi mbi fitimin u rritën, por jo me të njëjtin ritëm të muajve të tjerë si prilli dhe marsi, çka jep sinjale për një rënie të konsumit.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

TVSH-ja e arkëtuar në buxhet rezultoi 23 milionë euro më shumë se qershorin e vitit të kaluar.

Akcizat janë rritur me 1.3 milionë euro dhe taksat kombëtare me 2 milionë euro, ndërsa rritjen më të lartë pas TVSH-së e kanë pasur kontributet e sigurimeve shoqërore me 6 milionë euro më shumë, si efekt i rritjes të pagës minimale.

Ndërkohë, nga ana tjetër shpenzimet arritën 2.2 mld euro, sa 88% e planit dhe në krahasim me 6 mujorin e parë të vitit 2021, janë rreth 2 milIonë euro më pak.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Pavarësisht arkëtimeve të larta, paketa e ndihmës që ka dhënë Qeveria Rama për përballimin e krizës, ka qenë më e ulta në rajon.

Të ardhurat që qeveria shqiptare grumbulloi më shumë se vitin e kaluar, janë 7 herë me të larta se paketa e rezistencës prej 5 miliardë lekësh që iu akordua shtresava në nevojë për të përballuar rritjen e çmimeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *