Lajme

Fatos Lubonja: Ambasadorët nuk duhet më të protestojnë në heshtje

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në një televizion kombëtar foli mbi çështjen e amnistisë fiskale dhe kundërshtitë e ambasadorëve në Tiranë.

I ndalur tek projektligji për amnistinë fiskale dhe qëndrimin e ambasadorëve gjerman dhe francez , Lubonja tha se duhet të deklarohen dhe jo të bëjnë akte të heshtura.

“Këta ambasadorë duhen pyetur dhe mendoj që nuk duhet të jetë rastësi. Ka reaguar edhe Dhoma Amerikane dhe pyetja që ngrihet është ku e gjen mbështetjen Edi Rama që u kundërvihet këtyre. Më shumë duhet interpretuar kurajoja e Ramës që bën veprime të tillë. Është halli i mall ekonomik, është kapja fitimet dhe duhet kërkuar më shumë transparencë lidhur me këtë gjë. Mendoj që kemi të bëjmë një përshkallëzim të shtetit të kapur nga krimi. Flitet për pastrim parash nga brenda dhe jo vetëm nga jashtë”, ka thënë ndër të tjera analisti, duke shtuar se Shqipëria po rrënohet nga interesat kriminale”, tha ai.

Lexo më shumë  Shtimja ndan çmimin Qytetar Nderi për politikanin gjerman Hartmut Ganzke

I ndalur te situata politike në Shqipëri, Lubonja tha se bizneset janë të kapura nga qeveritë.

“Prioriteti duhet vënë tek ekonomia. Këta njerëz i janë përshtatur interesave dhe ndaj edhe janë korruptuar, por besoj se edhe vullneti i mirë ose i keq i atyre që janë lider nuk duhet neglizhuar”, tha Lubonja.

Rruga Press

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të mbajnë stërvitje të përbashkët
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *