Qeveria nënshkruan memoradum për krijimin e vendeve të reja të punës për komunitetet jo shumicë
Qeveria e Kosovës ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, me fokus te komunitetet jo shumicë.
Memorandumin e ka nënshkruar zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, duke u bërë e ditur se nëpërmjet kësaj synohet ngritja e projekteve infrastrukturore dhe fuqizimi i ndërmarrjeve.

“Republika e Kosovës është shtet demokratik e shumetnik, vend i të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit e mbrojtjes së të drejtave të të gjithëve pa dallim. Sjellja e projekteve të reja është gjithmonë në qëllim të rritjes së prosperitetit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Rruga Press