KryesoreLajme

Qeveria ndan mbi 7 milionë euro që bizneset të kenë qasje më të lehtë në financa

Qeveria ka ndarë mbi 7 milionë euro, në mënyrë që, siç tha ministri i Financave, Hekuran Murati, “të rikapitalizohet fondi kosovar për garantimin e kredive dhe kësisoj të mundësohet vazhdimi i kreditimit të bizneseve”.

Ndarja e mjeteve u bë për zbatimin e masës 2.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, “bështetje bizneseve për qasje në financa”.

Lexo më shumë  Deputeti ukrainas: Zelensky bëri një gabim diplomatik me deklaratën për Kosovën në Serbi

Kryeministri Albin Kurti specifikoi paraprakisht shumën e ndarë: 7 milionë e 368 mijë e 410 euro.

Murati tha se ky vendim u mor “në mënyrë që të vazhdojë rritja e garantimit të kredive dhe që bizneset të kenë qasje më të lehtë në financa, duke mos pasur nevojë që të ofrojnë hipoteka si garanci apo pengje të tjera të pronave të tyre”.

Lexo më shumë  Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenskit, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Rruga Press

YouTube player