Lajme

Qeveria ndan mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar të përfaqësuesve të Luginës

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 10 mijë euro mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Ky vendim është marrë në një mbledhje elektronike që Qeveria ka mbajtur të mërkurën.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 10,270.00 € si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. 

Rruga Press

YouTube player