KryesoreLajme

Qeveria ndan afër 69 milionë euro për shtesat e fundvitit

Qeveria e Kosovës të enjten ka miratuar ndarjen e gati 69 milionë eurove për zbatimin e vendimit të javës së shkuar, për t’ua ndarë nga 100 euro shtesë për fundvit fëmijëve dhe pensionistëve.

Nga 100 euro do t’i marrin fëmijët nën 16 vjeç dhe përfituesit e të gjitha skemave pensionale.

Vendimi për ndarjen e 69 milionë eurove është marrë në mbledhjen elektronike të Qeverisë të enjten.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja, Kosova do t'i shesë Maqedonisë së V. qymyr në vlerë 25 milionë euro në vit

Kur u mor vendimi paraprak, javën e shkuar, ministri i Financave, Hekuran Murati, pati thënë se ekzekutimi do të bëhet “ditëve në vijim”.

Rruga Press

YouTube player