KryesoreLajme

Qeveria ndan 300 mijë euro për librat shkollorë në Luginë dhe për ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës në SHBA e BE

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 304 mijë euro për pajisjen me mbi 35 mijë tekste shkollore për 3650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore të komunave në Luginën e Preshevës si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare.

Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të mbajtur të premten e 10 tetorit. Në vendim është theksuar se mjetet do të transferohen te Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Lexo më shumë  Të rinjtë futen në Universitetin e Arteve dhe Fakultetin e Drejtësisë, thirrje për bojkot: Bashkohuni me ne!

Po ashtu kabineti qeveritar ka ndarë 50 mijë euro edhe për familjen e Afrim Bunjakut, policit që u vra në sulmin terrorist në Banjskë. Këto mjete janë ndarë për ndërtimin e një hapësire pritjeje, që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve dhe në shenjë respekti e nderimi për jetën dhe veprën e policit.

Qeveria ka ndarë edhe 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e Veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

Lexo më shumë  “Më kërcënuan me arrestim se mbaj flamurin kuqezi” – Protestuesi te Kryeministria: Erdha nga Anglia vetëm për këtë flamur!
YouTube player