Lajme

Qeveria ndan 1.7 milion euro për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi, të periudhës 1 janar 2021- 16 nëntor 2021 në vlerë prej 1.7 milion euro.

“Ky është vendimi i dytë i Qeverisë për dëmet e fatkeqësive natyrore, i pari ka qenë në vlerë prej 1.3 milion euro. Deri më tani Qeveria ka ndarë 3 milion euro për dëmet në bujqësi “, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se evidentimi i dëmeve është bërë nga komunat përmes komisioneve komunale, ku në rastet e caktuara ka pasur edhe komisione të përbashkëta me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

“Nga 30 drejtoritë përkatëse komunale janë raportuar dëme të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në vlerë prej 5.3 milion euro për 2 mijë e 540 fermerë. Ndërsa pas shqyrtimit të raportit janë kualifikuar 29 komuna me gjithsej 2mijë e 460 fermerë me shumë totale prej 4.6 milion euro. Sipas kualifikimeve si dhe duke u bazuar në buxhetin dhe mundësitë e parapara prej  1.7 milion eurove do t’u kompensohet dëmet në vlerë prej 36% të vlerës së dëmit për dallim prej viteve paraprake kur kjo vlerë ka qenë në 25%”, ka njoftuar Peci.

Tutje, ministri ka shtuar se dëmet që po kompensohen kryesisht janë në sektorin e hortikulturës, në fushë të hapur dhe në serra ku janë të përfshira 29 komuna; Hanit i Elezit, Kaçaniku, Klina, Juniku, Prishtina, Leposaviqi, Zveqani, Ranillugës, Vitisë, Shtimes, Kllokotit, Prizrenit, Ferizajt, Rahovecit, Obiliqit, Vushtrrisë, Suharekës, Mamushës, Gjilanit, Podujevës, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Kamenicës, Gjakovës, Skenderajt, Drenasit, Graqanicës dhe Zubin Potokut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *