Lajme

Qeveria ndalon e grumbullimin e njerëzve, Veliaj e “sfidon” dhe organizon koncert me mijëra persona

Qeveria shqiptare, përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare ditën e sotme e ka ndaluar grumbullimin e personave në ambiente të hapura dhe të mbyllura deri në 29 nëntor 2021.

Një masë e tillë është ndërmarrë në kuadër të masa për ndalimin e përhapjes e virusit Covid019 në popullatë.

“Në  urdhrin  nr.  633,  datë  17.11.2020,  “Për ndalimin  e  grumbullimeve  në  vende  të mbyllura  apo të hapura”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si  vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në  datën  15.11.2021”  zëvendësohet  me  togfjalëshin   “deri në datën 29.11.2021”. Ky  urdhër  hyn  në  fuqi  menjëherë  dhe  botohet  në Fletoren Zyrtare.” – thuhet në urdhrin e firmosur nga ministrja Manastirliu.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Por ndërsa qytetarëve u kërkohet që t’i respektojnë këto masa, ai i cili i sfidon haptazi këto masa është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Kështu, në datë 19 nëntor bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert të madh në sheshin “Skënderbej” me këngëtare kryesore Arilena Arën, ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë.

Ndonëse urdhri për ndalimin e grumbullimeve ka qenë në fuqi edhe në këtë datë, për Veliajn një gjë e tillë, ashtu si gjithë herët e tjera, nuk ka qenë aspak problem për organizimin e këtij eventi.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Mesa duket urdhrat e ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë shqiptare nuk pijnë ujë kur vjen puna te kryebashkiaku llërëpërveshur. /oranews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *